Stafi ynë është i përbërë nga menaxher të dalluar, punëtorë që njohin shumë mirë procesin e prodhimit të miellit, teknologë të ushqimit me përvojë në këtë fushë që garantojnë cilësinë e prodhimit.
Euro Ver SH.P.K. investon në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin e stafit, për të siguruar burimet më të mira të mundshme njerëzore.
Të gjithë ne kemi si qëllim kryesor krijimin dhe ruajtjen e një marrëdhënie të mirë me punonjësit, duke përmirësuar vazhdimisht njohuritë e tyre dhe duke prodhuar produktet më të mira, me çmime të përballueshme për të gjithë.
Tregu
Euro Ver SH.P.K. u ofron blerësve një llojllojshmëri të paketimeve të miellit, që mund të gjenden në pothuajse të gjitha rrjetet e shitjeve me pakicë në Republikën e Kosovës.
Ne jemi partner i besueshëm i rrjeteve më të njohura dhe më të mëdha të shitjes me pakicë në vendin tonë, duke synuar gjithmonë të zgjerojmë tregjet e kompanisë. Përveç pozicionit tonë drejtues në Kosovë, aktualisht eksportojmë produktet tona edhe në Shqipëri.
Fokusimi në cilësi është një shtysë e madhe prapa performancës së fortë me miellin nën markën Euro Ver SH.P.K.
Euro Ver SH.P.K. pasqyron në mënyrë pozitive potencialin e ekonomisë kosovare, duke bashkëpunuar me mbi 10,000 fermerë të zonës dhe kontribuar në ngritjen e prodhimtarisë vendore të grurit