Fabrika jonë e prodhimit të miellit dhe himeve është pjesë e trashëgimisë së fabrikave të miellit dhe himeve në fshatin Barilevë (Prishtinë) e themeluar në vitin 1984, në fshatin Pozhoran (Viti) e themeluar në vitin 1994, si dhe tani me fabrikën Euro Ver, në fshatin Prugoc (Prishtinë), e themeluar në vitin 2004.
Pra me një histori që kthehet në kohë dhe përfaqëson një trashëgimi të qëndrushme që fillon nga viti 1984.
RRETH EUROVER
Sot, Euro Ver SH.P.K. është lideri i njohur në tregun Kosovar të miellit, me miellin dhe himet e ofruara që përputhet me standardet më të larta të cilësisë.
Euro Ver SH.P.K. ka mbizotëruar në pozicionin drejtues në tregun kosovar, ku pothuajse 90% e prodhimit të miellit dhe himeve realizohet me grurë vendor, kjo gjithashtu me qëllim të përkrahjes së fermerëve të zonës. Mielli Tip 400 përfaqëson miellin me standardet më të larta të cilësisë, si dhe nga stafi menaxhues konsiderohet si produkti primar.
Ne kuptojmë se është detyra jonë t’i sjellim konsumatorëve në Kosovë miellin më të mirë të përpunuar, këtë dukë siguruar cilësinë dhe çmimet më të mira dhe plotësisht të arritshme nga të gjithë konsumatorët.
100% pa aditiv dhe pa ngjyrë
Jemi krenarë të sjellim për ju produktet e miellit që kompania jonë ofron, duke ju siguruar se produktet tona të miellit dhe himeve janë 100% pa aditiv dhe pa ngjyrë.